Mirditë/ Turisti çek humb kontrollin e motorit, transportohet në Spitalin e Traumës

Mirditë/ Turisti çek humb kontrollin e motorit, transportohet në Spitalin e Traumës

15:18, 04/05/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku një 46-vjeçar nga Çekia që drejtonte motorin ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Çeku me iniciale R. K., 46 vjeç u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco