SYRI TV/ Moti i keq, aksidente në disa akse të vendit: Pogradec, mjeti tip Benz përplas një 60-vjeçare

13:41, 04/05/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është zgjuar këtë të shtunë me aksidente në disa qytete të vendit, por fatmirësisht deri më tani pa humbje jete.

Një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Ngjarja ka ndodhur në orën 05.30 në afërsi të rrethit të Shkozës.

Siç shikohet dhe nga fotot e siguruara nga Syri Televizion mjeti ka pësuar dëmtime të shumta ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për të marrë kujdesin e mjekëve.

Në aksin Pogradec-Lin një mjet tip Benz ka përplasur një 60-vjeçare teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. 60-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Pogradecit pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Dhe në autostradën Lushnje-Fier pranë kryqëzimit të ‘Pushimit të Shoferit’, dy mjete janë përplasur pas një manovre të gabuar për të parakaluar. Një mjet tip Dacia që drejtohej nga një shtetas i huaj ka goditur nga mbrapa një tip Benz i cili ka përfunduar në kanal. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materialet dhe pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dhe në aksin Tiranë-Dibër, ka ndodhur një tjetër aksident duke shkaktuar një radhë automjetesh prej 2 kilometrash. Aksidenti është regjistruar në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit por nuk ka detaje nëse ka të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco