VIDEO/ I dashuri e detyron të marrë kredi për nënën e sëmurë, e reja bie pre e mashtrimit

21:14, 17/05/2024
A+ Aa A-

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Tiranës i është drejtuar emisionit ‘Piranja’ pasi ka rënë pre e një mashtrimi nga i dashuri I saj.

Ajo thotë se: ‘Jam njohur te kafja përballe te Grandi, pas dy tre javësh me ka thënë që kam mamanë sëmurë me kancer. Më duhen 1 milion e gjashtëqind mijë qe te plotësonte lekët për të ikur në Gjermani për të operuar mamin’

Një njohje e rastësishme dhe një lidhje e shpejtë e cila shoqërohet me një kërkese financiare nga partneri, një 30 vjeçar te cilit ende nuk i dinte mbiemrin apo shtëpinë, nuk i njihte zakonet apo veset.

 Vajza tregon gjithashtu se: ‘Kam patur mundësi për banke. Kam dy banka një te NOA dhe një te Jute Credit. Ma kërkoi si ndihme sepse tha nuk kam ku te përplasem sepse njerëzit e mi nuk me ndihmojnë. Ka qare shume here’.

 Pas insistimit te vazhdueshëm te djalit, ajo dorëzohet dhe kur arrin te marre dy kredi, i jep atij ne dore plot 1 milion e 600 mije leke te vjetra, qe për te ishin vërtete shume. Por ky vendim i vajzës për ta ndihmuar ne fakt ishte vula përfundimtare e ndarjes, sepse ne vend qe ta falënderonte, i riu nis t’i shmanget duke ju prezantuar me një mbiemër tjetër.

Anxhelina tregon se: ‘’Muajin e fundit nuk e kam takuar thuajse fare, vetëm çfarë kemi folur me mesazhe. Do vij sot e do vij nesër. Ja ku kam leket. Takohemi tek lokali sepse jam e dypunësuar, sepse punoj ne Kombinat kamariere. Nga ana ime mund te kem bere një idiotësi por thjeshte kam menduar si për prindërit e mi. Nuk kam patur dijeni te asnjë lloj gjeje tjetër. Jam nisur për mire dhe me doli keq. U largua totalisht.’

Ne pak dite, vajza e cila kishte rene ne dashuri me 30 vjetarin, humbi atë por edhe leket, duke u zhytur ne borxhe me bankat. Ne këtë situate zhgënjimi dhe pamundësish, ajo i vendos atij një ultimatum për t’i kthyer lekët. Pavarësisht premtimeve dhe betimeve për kokat e gjithë fisit, Bledi thjesht e gënjen vajzën dite pas dite, duke mos ia shlyer detyrimin. Por edhe vajza vazhdon te kërkoje leket e saj me insistim dhe këtu 30 vjeçari, aq i mire dhe i dashur me vajzën, ndryshon krejtësisht sjellje, duke kerkuar qe ta heqë qafe njëherë e mire duke I thënë që të mos e shqetësonte më.

Anxhelina tregon se nuk ka mundësi të paguajë vetë këstet e kredisë sepse jeton me dy prindër të papunë dhe në pension. Ne momentin që gjerat janë renduar dhe Bledi se ka ne mend t’i ktheje vajzës asnjë kokërr leku, ai ndërron serish strategji duke i dërguar asaj një tekst tepër ‘prekës’ ne celular që nuk donte ta humbiste dhe që e ëma ishte shumë e sëmurë.

Mami e sëmure me kancer, është një gënjeshtër e shëmtuar e këtij individi. Mamaja e tij për fat te mire gëzon shëndet te plote. Por nuk është kjo gënjeshtra e vetme dhe me e madhja. Sepse ndërsa i betohej asaj për dashuri, Bledi kishte edhe gruan tek shtëpia.

Duke kuptuar se ka te beje me një mashtrues kronik, dhe duke pare qe kthimi i borxhit është mendimi i fundit qe ai ka, vajza këmbëngul për një takim me te takim me te, dhe me ne fund ai pranon. Por edhe takimi nuk jep rezultat sepse ai i kërkon akoma kohë për t’i kthyer detyrimin.

Pasi takon gazetarët e Piranjave, Bledi përpiqet të përgënjeshtrojë çdo gjë dhe jep premtimin se të nesërmen në orën 11:00 në po të njëjtin vend, lekët do t’i dorëzohen vajzës. Një problem i zgjidhur me mjaft lehtësi. Nëse do te zgjidhej. Sepse planet e Bledit ndryshuan rrugës dhe ne loje hyri gruaja, ose siç i pëlqen atij ta deklaroje, bashkëjetuesja.

Bashke me te ai i ka shkuar ne takim vajzës, e cila priste leket. Pasi na është përgjëruar për te disaten here, dhe pasi kemi marre edhe dakordesine e vajzës, kjo e fundit pranon ta prese edhe dy dite te tjera.

Përgjigjen besoj e imagjinoni. Gënjeu përsëri.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco