U arrestua për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Posaçme cakton ‘arrest në burg’ për specialistin e Kadastrës

U arrestua për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Posaçme cakton ‘arrest në burg’ për specialistin e Kadastrës

13:09, 28/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për specialistin e Kadastrës Dritan Stoka. Stoka u arrestua për korrupsion në zgjedhje. Sipas SPAK, ai u premtonte qytetarëve kryesisht në zonën e Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votave. Gjithashtu mësohet se ka ndryshuar masa e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Edhe për ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdinin, gjykata ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Ylli Barutin nuk pati ndryshim mase dhe hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë.

Akuzat:

Dritan Stoka, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osma, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Alqi Hajdini, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Ylli Baruti, 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco