Zbulohen në mes të Shkodrës në një tunel, 65 kg marijuanë 'çokollatë' dhe 31 kg boçe

Zbulohen në mes të Shkodrës në një tunel, 65 kg marijuanë 'çokollatë' dhe 31 kg boçe

09:27, 12/05/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Shkodrës dha sot rezultatet e para operacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” kundër kanabisit, i cili ka nisur prej një jave në mbarë vendin.

Operacioni "Territor i pastër” ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra dhe sipas kreut të saj të Policisë, po përdoren mjete të kalueshmërisë së lartë, pajisje logjistike, kryesisht dronë të cilësisë së lartë, që kanë bërë të mundur evidentimi i 11 tentativave për të kultivuar kanabis në vende të ndryshme të qarkut Shkodër.

Në 11 rastet janë asgjësuar 19300 fidanë kanabis në kubikë, vazo dhe në tokë, në Malësi të Madhe, Vau i Dejës. Po ashtu  janë sekuestruar 2160 fara kanabisi.

Për disa raste bashkarisht me SPAK po vijojnë hetimet proaktive për persona dhe grupe kriminale që organizojnë këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, gjatë orëve të fundit është siguruar informacion për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme e dyshuar marijuanë të përpunuar në formë çokollate dhe në formë boçeje. Strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore, strukturat Operacionale dhe ato Shqiponja kanë ndërhyrë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër në një ambient të përshtatur me tunel për të fshehur lëndën narkotike dhe gjatë kontrollit në tunel kanë gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate.

Në vijim të operacionit në brendësi të një furgon të parkuar afër të këtij ambienti, u gjetën 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin "Ura e Shtrenjtë" dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.

Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës" tha drejtori i Policisë së Qarkut në vazhdim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco