EMRI/ Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, 64-vjeçari dyshohet se ...

EMRI/ Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, 64-vjeçari dyshohet se ...

12:24, 23/05/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimi të një 64-vjeçari i dyshuar për ngacmimin seksual të një të miture.

Policia e Devollit ka arrestuar me iniciativë 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksual të një minoreje.

Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Për këtë, gjithnjë sipas policisë, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen.

Gjatë kësaj kohe, bëjnë me dije burimet, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren, banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.

Grupi i hetimit, në prani të prindërve dhe psikologes, ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco