I shpallur në kërkim për ‘Plagosje e rëndë me dashje’, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për ‘Plagosje e rëndë me dashje’, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

12:48, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”.

Sipas komunikatës nga Policia E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Teksa materialet I kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaloi shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 05.07.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco