Ngacmoi 13 vjeçaren seksualisht, flet nëna dhe gjyshi i saj: Mesazhet ishin ‘dil këtu, takohemi atje ...’

Ngacmoi 13 vjeçaren seksualisht, flet nëna dhe gjyshi i saj: Mesazhet ishin ‘dil këtu, takohemi atje ...’

13:43, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ditën e sotme ku një 64 vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 13 vjeçare.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarët e SYRI TV mësohet se 64 –vjeçari i dërgonte mesazhe në telefonin e gjyshit ë miturës.

Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e vajzës dhunuesi e merrte vajzën duke e dërguar jashtë fshatit, e gënjente dhe i jepte para.

Nëna : Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do ti vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara.

Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje.

Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.

I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek.

Po ashtu ka folur dhe gjyshi i vajzës ku tregon të gjitha mesazhet që personi i cili akuzohet për ngacmim seksual i dërgonte vajzës.

Gjyshi i 13 vjeccares, Haxhi Rushitaj : Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin "dil këtu, takohemi atje", vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte.

Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco