Padrejtësitë moderne të ‘non-gratës’ britanike dhe amerikane janë të rreme dhe duhet t’i marrim me filozofi

Padrejtësitë moderne të ‘non-gratës’ britanike dhe amerikane janë të rreme dhe duhet t’i marrim me filozofi

Nga Ndriçim Kulla - 19/06/2024

Non-grata britanike për Berishën është një shpikje korruptive e britanikëve. Ajo nuk ekziston në Britaninë e Madhe, as si sanksion administrativ dhe s’ka pse të merret kaq seriozisht.

Duket qartë se është një solidaritet inercie me aleatin e tyre kryesor, SHBA. Ndoshta e kërkuar prej tyre, por ndoshta e aktivizuar automatikisht prej vetë britanikëve, si rezultat i praktikave që mund të kenë.

Kjo tregon edhe njëherë sa seriozisht i marrin disa segmente burokratike ndërkombëtare fatet e popujve të vegjël, të cilëve nuk u japin as mundësinë më të vogël të ndëshkuarve, të kërkojnë drejtësinë e tyre.

Ajo që e bën më provokuese këtë qëndrim racist, i cili bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut, si në rastin amerikan, ashtu edhe në atë britanik, është standardi i dyfishtë.  

Nuk mund të ndodhë kjo sot me një kryeministër kroat, slloven, grek apo hungarez.

Ballafaqimi me një vendimmarrje të tillë do të kishte përballë turmat greke, kroate, sllovene apo hungareze.

Kjo, dukshëm është një luftë politike, e cila adresohet në mbështetje të regjimit të kullave dhe “kryeveprave” të tjera shkatërruese, të cilat ndërtohen me paratë e pista të drogës, trafiqeve dhe krimit të organizuar të denoncuara qartë dhe fortë nga shumica e shtypit prestigjioz perëndimor.

Kjo është luftë e padrejtë, shumë e padrejtë!

Ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë edhe pse jemi pushtuar nga hordhi të tërbuara grykësish, që mbulojnë të vërtetën dhe ndihmojnë regjimin.

Disa janë lodhur me këtë  merimangë që end dhe end para syve tanë, por që secili prej nesh nuk duhet ta shohë veten në ngjashmëri me kërkimin në ishullin e thesarit.

Është një histori e rreme, që është krijuar për ta mbajtur problemin pezull, në mënyrë që drejtësia mos t’i afrohet asnjëherë pranë, derisa të bëhen zgjedhjet parlamentare të 2025.

Pikërisht të korruptuar nga sistemi i drogës, pa asnjë argument juridik, ky klan, po bën veprime të cilat mund t’i bëjnë vetëm instucione që udhëhiqen jo nga drejtësia dhe parimet, por vetëm nga paraja.

Të shohësh në përgjumje iluzioni, se në demokracitë perëndimore padrejtësia është një nishan i keq, që nuk e mban trupi i saj ke rënë në kurthin e ideales që nuk ekziston sepse jeta e përditshme në vendet demokratike na sugjeron me fakte të përditshme se padrejtësitë janë lajme të përditshme që raportohen mes indidividëve dhe shoqërisë apo institucioneve shtetërore dhe komunitetit. Por brenda këtyre padrejtësive ka hapësira të pafundme, për të kërkuar të vërtetën, e cila natyrisht do këmbë dhe mund për ta kërkuar.

Ka institucione, ka gjykata, por ka dhe opinion publik. Babai i filozofisë, Platoni, që në kohën e jetës antike theksonte se demokracia nuk është sistemi i përkryer, por nuk ka më të mirë se ai.

Në këtë kontekst që përshkruante Platoni, ne duhet t’i trajtojmë në jetën tonë politike edhe padrejtësi të tilla, që edhe pse vijnë nga një botë e organizuar dhe demokratike, brenda për brenda sistemit të saj ka edhe mekanizma të cilat shpesh për interesa të ndryshme devijojnë drejtësinë.

Edhe vendimin e SIAC-ut britanik, ne duhet ta marrim me filozofi. Me filozofi, sepse kjo rrugë na jep qetësi dhe gjykim të kthjellët në raport me kohën që po vjen.

E para, duhet të kuptojmë mirë se fatet e së ardhmes sonë politike i kemi në dorë ne shqiptarët.

E kemi fituar njëherë pavarësinë politike dhe skllavërinë ata lebetia lënë, si mirënjohje Esat Pashës modern shqiptar dhe regjimit të tij.

E dyta, ne kemi mjaftueshëm gjykim sa të dallojmë se cilët janë politikanët e korruptuar në Shqipëri, siç kanë të njëjtin gjykime dhe votuesit britanikë dhe ata amerikanë.

E treta, ne duhet të kemi më shumë kurajo të përballemi me padrejtësinë, që po iu bëhet  së djathtëve në Shqipëri, në të gjitha nivelet e spektrit të djathtë politik.

Kjo që po ndodh me fenomenin e ri të presionit lotues për të mbajtur në pushtet një diktaturë të drogës dhe krimit e ka emrin padrejtësi, si nga ana amerikane, edhe britanike.

Miti i  rremë i ambasadorëve është një nga problemet më të poshtra, që ne shqiptarët i kemi krijuar vetes.

Ai është një kompleks inferioriteti, i cili ka arritur deri aty sa që në shumë momente mjaft njerëzve iu duket sikur iu kemi marrë borxh dhe jetën.

Këtë e kanë ushqyer politikanë dhe opinionistë injorantë, të cilët me të vërtet i kanë borxh frymën e jetës së tyre, qeverisë që i shërbejnë. Kreu i regjimit të sotëm ka gjetur tek ambasadorët dhe disa ndërkombëtarë të korruptuar, asete të pafundme, me të cilët bën lojëra pushteti, duke i korruptuar ata.

Natyrisht, që brenda orientimit tonë kulturor dhe strategjik, ne kemi me aleatët tanë perëndimorë, interesa të mëdha për sigurinë e së ardhmes të demokracisë dhe zhvillimit. Por të mos harrojmë këtë se interesat e tyre janë pa e tepruar të njëjtin nivel interesi me ne.

Nuk është hera e parë në historinë botërore, kur disa fuqi i kanë kthyer këto marrëveshje në dramë për popujt e vegjël.

Kjo jo për faj të popujve të tyre të cilët iu kërkojnë tjetër qasje kundrejt taksave që paguajnë, por për faj të qeveritarëve të korruptuar.

Kjo që po ndodh ngjashmërisht me ne sot, përveç regjimit dhe këtij klani ndërkombëtar, është edhe për fajin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco