Kapet me drogë, policia arreston 21-vjeçarin

Kapet me drogë, policia arreston 21-vjeçarin

12:13, 23/05/2024
A+ Aa A-

  Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e efektivë të Durrsit pasi gjatë kontrollit fizik i është konstatuar lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas edhe njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrsit E. G., 21 vjeç, banues në Shënavlash është ndaluar për kontroll nga agjentët e sektorit të antidrogës.

Pas konstatimit të lëndës narkotike, 21-vjeçari është shoqëruar në Polici ku u krye edhe arrestimi i tij ndërkohë që është sekuestruar lënda narkotike dhe një telefon celuar.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. G., 21 vjeç, banues në Shënavlash, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco