SYRI TV/ 24- vjeçari humbi jetën teksa punonte në gurore, policia arreston drejtuesin teknik

13:26, 23/05/2024
A+ Aa A-

Vdekja e 24 - vjeçari Jurgen Veshi teksa punonte në një gurore në Brataj të Vlorës ka sjellë arrestimin e drejtuesit  teknik. E teksa i riu është përcjellë për në banesën e fundit, babai i tij rrëfen ngjarjen si ka ndodhur. Ndërkohë që Inspektorati Shtetëror i  punës, ka reaguar për këtë ngjarje duke u shprehur se së fundmi nuk kanë zhvilluar kontrolle në gurore se nuk kanë personel.

Syri tv

Erald Breganaku, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj është vënë pranga pasi  pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore, ku humbi jetën 24 - vjeçari Jurgen Veshi. Sipas policisë se Vlorës bëhet me dije se teksa po punonte me skrep, i riu është goditur nga një masiv gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën. Në fillim policia shoqëroi disa person në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa është vënë në pranga 34 vjecari, drejtuesi i punimeve. Mesditën e së mërkurës është përcjellë për në banesën e fundit punëtori 24 vjeçar, Jurgen Veshi. Babi i të riut shprehet se i kishin thënë se djalin e kishte zënë një masiv gurësh, teksa ai kishte tre muaj që punonte aty

Teksa banorët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje dhe me lot në sy, tregojnë se dhimbja është e madhe dhe kishte kohë që punonte për të mbajtur familjen.

Ndërkohë që Inspektoriatit shtetëror të punës, ka reaguar për këtë ngjarje. Ka qenë Marsela Selmanaj, përgjegjëse e inspektoratit të Vlorës e cila shprehet se nuk ka bërë inspektimi në guroren në Brataj, e këtë e justifikon me mungesë të personelit./Gaz: G.Kellçiu, pamje: syri, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco