Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Gjykata e liroi nga burgu, SPAK apelon vendimin për avokatin Arben Lena

Gjykata e liroi nga burgu, SPAK apelon vendimin për avokatin Arben Lena

11:06, 10/05/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka apeluar lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena, nga qelia në masën arrest në shtëpi.

Prokurori i Posaçëm, Elvin Gokaj, kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel.

Kujtojmë se shumica e personave që kanë dhënë paratë për të ndikuar në një vendim gjyqësor janë në burg, ndërsa marrësi, që sipas akuzës është avokati Lena, u la me masë arresti shtëpie.

Vetëm pak ditë më parë, Apeli i Posaçëm vendosi ta lërë në fuqi masën arrest në burg, ndërsa dje (e entje 9 maj) ajo u ndryshua nga gjyqtari Çela, një vendim që sipas akuzës nuk është i drejtë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena, akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte. Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Sipas Prokurorisë Speciale, Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh. Skema e dyshuar korruptive u godit më 26 dhjetor të vitit 2023.

Sekserët Nikoll Hafesllari dhe Nikoll Jesku do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Koziçi, ndërsa në skemë, sipas SPAK, është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Në arrest në burg në fund të vitit të kaluar u lanë Hafesllari, Jesku dhe Koziçi, Dajana Kodra në arrest shtëpie, ndërsa Artiana Koziçi e Dritan Tabaku në detyrim paraqitje.

Burime konfirmojnë se nën hetim është edhe një gjyqtar i Apelit të Korçës para se ky institucion të shkrihej me hartën e re gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco