Policia ‘zbarkon’ edhe në Larushk! Kontrolle në banesën e Albert Zajës, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Policia ‘zbarkon’ edhe në Larushk! Kontrolle në banesën e Albert Zajës, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

08:46, 17/05/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit.

 Operacioni është zhvilluar në disa qytete të ndryshme, si Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë.

Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk e Nikël.

Sipas burimeve është kontrolluar banesa e Albert Zajës në Larushk i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Nuk dihet ende nuk dihet ‘objektivi’ i këtij aksioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco