Urdhër arreste për botën e krimit në Shqipëri, SPAK dyshohet se ka zbardhur disa atentate të bujshme

Urdhër arreste për botën e krimit në Shqipëri, SPAK dyshohet se ka zbardhur disa atentate të bujshme

09:22, 17/05/2024
A+ Aa A-

Forcat elitë të policisë së shtetit të drejtuara nga prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Alfred Shehu kanë kryer me dhjetra kontrolle në banesat e personazheve të botës së krimit në Shqipëri.

Mësohet nga gazetari i  SYRI TV i cili po ndjek nga afër operacionin policor se janë lëshuar me shumë urdhër arreste pasi janë zbardhur së paku 6 krime të rënda me pasojë jetën e personave.

Aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco