E mbanin të lidhur me pranga dhe e dhunuan derisa i ra të fikët! Zbardhen detaje nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

E mbanin të lidhur me pranga dhe e dhunuan derisa i ra të fikët! Zbardhen detaje nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

17:17, 20/05/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me marrjen peng të një 20-vjeçari në Tiranë, i cili u rrëmbye në mes të sheshit Skënderbej nga tre persona.

 Siç mësohet, i riu ishte punonjës në një kioskë dhe dyshohet se është rrëmbyer nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiço, pasi mungonin para nga xhiroja ditore.

Burime bëjnë me dije se 20-vjeçari pasi është rrëmbyer është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.

20-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 2 nga 3 dhunuesit janë arrestuar. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco