Policia e Kosovës operacion në komunat veriore, mbyll 6 degë të postës serbe

Policia e Kosovës operacion në komunat veriore, mbyll 6 degë të postës serbe

17:32, 20/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në komunat veriore, ndërsa ka mbyllur 6 degë të postës serbe.

Lajmin e bëri me dije vetë ministri Xhelal Zveçla, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.

‘Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës. Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar.’, shkruan ministri Zveçla në reagimin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco