VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

09:11, 17/05/2024
A+ Aa A-

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit për kapjen e personave në kërkim.

Mësohet se operacioni ka nisur pas dekriptimeve të kryer nga aplikacionet SKY edhe Enco Chat ku komunikonin personazhet e krimit në Shqipëri.

Forcat e policisë po zhvillojnë një aksion në Nikël në banesën e Durim dhe Valter Bamit, si edhe në banesat e disa të fortëve të Niklës.

Gjithashtu kanë zbarkuar në Vlorë tek shtëpia e Fatmir Hysenit, ndërsa në Durrës tek grupi Avdylaj.

Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk e Nikël.

Sipas burimeve është kontrolluar banesa e Albert Zajës në Larushk i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco