Pengmarrja në sheshin ‘Skënderbej’/ Të riun e prangosën dhe e rrahën brenda një furgoni deri sa i ra të fikët

Pengmarrja në sheshin ‘Skënderbej’/ Të riun e prangosën dhe e rrahën brenda një furgoni deri sa i ra të fikët

17:28, 20/05/2024
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është marrë peng nga dy persona të tjerë në mes të sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se 20-vjeçari që punonte në një kioskë në qendër, është marrë peng pasi ka dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja.

Denis Baxhaku, bashkë me Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiçon, morën peng dhe dhunuan 20-vjeccarin.Këta menaxhonin këto kioskat te Sheshi Skënderbej dhe i kanë dalë lekët e xhiros mangut dhe kanë nisur duke kërcënuar punëtorët dhe këtë 20 vjeçarin e kanë marrë peng e kanë lidhur me pranga brenda një furgoni dhe e kanë rrahur brutalisht, 20-vjeccarit i kanë rënë të fikët.

Më pas i kanë hedhur ujë dhe e kanë rrahur prapë dhe e kanë hedhur te Pallati Kulturës. 20 vjeçari ndodhet në spital ka marrë dëmtime e hematoma të shumta. 19 vjeçari tjetër i cili është shpallur në kërkim është punonjës i një kompanie të rojeve private.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco