Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Donte të festonte Pashkët me të birin/ Brahimi braktisi Emiratet e Bashkuara

Donte të festonte Pashkët me të birin/ Brahimi braktisi Emiratet e Bashkuara

10:48, 10/05/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur pas ekzekutimit mbrëmjen e djeshme në Athinë të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi. 

Brahimi kishte ardhur në Greqi për Pashkë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qëllimi i tij ishte të vizitonte bashkëshorten dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, raportojnë mediat greke.

Burimet bëjnë gjithashtu me dije se çifti dyshohet se zotëronte edhe një banesë tjetër në Athinë.

Në Greqi, Brahimi rezulton me skedë të pastër penale, ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco