SYRI TV/ Fermerët e qershive ankesa për prodhimin e tregut: Qershia me shumicë 50 lekë/kg

15:15, 20/05/2024
A+ Aa A-

Sikur të mos  mjaftonte prodhimi i pakët, fermerët e qershisë në Mallakastër ankohen edhe për abuzim nga ana e tregtarëve me çmimin e shitjes së prodhimit.

Sipas fermerëve, tregtarët kërkojnë ta blejnë qershinë me 50 lekë për kg në pemë, ndërsa në tregjet e pakicës shitet minimalisht me 250 lekë të reja për kg.

SYRI TV

Fshatrat Drenovë dhe Kasnicë, janë dy nga fshatrat e Mallakastrës ku kultivohet masivisht qershi. 

Ky vit nuk ka qenë jo i mbarë për prodhimin e qershive, pasi sipas fermerëve të zonës klima nuk ka qenë e favorshme.

Megjithatë, pemët nuk janë pa prodhim. Por fermerët e zonës tregojnë se edhe në këto kushte, nuk po arrijnë të shesin dot, pasi sipas tyre, tregtarët kërkojnë të blejnë qershinë me 50 lekë kg me shumicë, ndërsa në tregjet e pakicës shitet deri në 250 lekë kg. 

Në të tilla kushte, një pjesë e fermerëve zgjedhin ta shesin vetë qershinë në tregjet e qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco