U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS ku humbën jetën babë e bir/ Rrejtësia 'amniston' kreun e IMT Lushnje dhe deputetin Çela

U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS ku humbën jetën babë e bir/ Rrejtësia 'amniston' kreun e IMT Lushnje dhe deputetin Çela

17:13, 12/06/2024
A+ Aa A-
Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë. Ky vendim është marrë nga GJKKO, e cila ka vendosur Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë. Ky vendim tregon se ka një zvarritje të qëllimshme të hetimit të kësaj ngjarje nga drejtësia, për faktin se edhe deputeti i Rilindjes ia ka hedhur paq dhe ndaj tij nuk u mor asnjë masë si pronar i biznesit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.

Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit mbetën të vdekur atë e bir, Roland dhe Lidio Hoxha, u plagosën shtatë të tjerë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco