Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Vdekja e 28 vjeçarit në punë/ Grimci: Parandalim nuk quhen statistikat pas vdekjes

10:07, 10/05/2024
A+ Aa A-

28 vjeçari Emiljano Frroku ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin mëngjesin e sotëm, dy ditë më parë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.

Eda Grimci, avokate dhe kryetare e PD Njesia Administrative nr 9, e ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentoi këtë temë, teksa u shpreh se parandalimi nuk është që pasi dikush ka vdekur të bëjmë statistika dhe të themi po, 'kjo është dicka që nuk funksionon mes punëdhënësit, punëmarrësit dhe entit rregullator.'

Të bësh inspektim ose të kesh statistika në sektorin e inspektimeve të ndërtimit, absolutisht që nuk tregon që është kryer misioni.

T’i themi gjërat hapur, në sektorin e ndërtimit jo vetëm që nuk bëjnë asnjë inspektim por nuk guxojnë as të shkojnë as për inspektim sepse e dinë shumë mirë kush janë ata që japin lejet e ndërtimit.

U fol për legjislacion, për parandalim, etj etj, legjilacioni i fundit në këtë fushë është përditësuar që në 2010, dhe nuk është marrë asnjë nisëm për ta ndryshuar atë, të paktën në 14 vitet e fundit .

Ka një drejtori të sigurisë në punë që për çdo kantier ndërtimi duhet të japë lejen për fillimin e aKtivitetit ekonomik.

A mund të na thotë drejtori aty për kantierin në fjalë ku ka humbur jetën ky punonjës, a është dhënë leja nga drejtoria e sigurimit në punë?

A janë verifikuar kushtet e sigurimit? Kush është parandalimi? Parandalimi nuk është që pasi dikush ka vdekur të bëjmë statistika dhe të themi "po, kjo është dicka që nuk funksionon mes punëdhënësit, punëmarrësit dhe entit rregullator."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco