''Metamorfoza''/ Shkëmbim kokë më kokë, Bajri: 200 mijë € për vrasjen e Dorian Dulit, ta gjej dhe Talo Çelën

''Metamorfoza''/ Shkëmbim kokë më kokë, Bajri: 200 mijë € për vrasjen e Dorian Dulit, ta gjej dhe Talo Çelën

13:15, 28/04/2024
A+ Aa A-

Prishja e pazarit mes të “fortit” të Shkodrës Behar Bajri dhe vrasësit me pagesë nga Sinaballaj, Nuredin Dumani, për ekzekutimin me 1.2 milion euro të Genci Tafilaj dhe Dorian Dulit, ka zhvendosur palët në një marëveshje tjetër.

Ku këtë herë nuk do ishte në lojë vetëm sasia e madhe e parave, por dhe shkëmbimi i hasmëve për tu vrarë, nga secila palë.

Në dosjen me Nr.9 që njihet për publikun si dosja “Metamorfoza”, ku aktualisht të pandehur janë marë 10 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, tregohet i qartë pazari që kanë bërë dy personazhet e njohur të botës së krimit, për vrasjen e Dorian Dulit dhe Talo Çelës.

Është një pazar, ku shkëmbehen kokë më kokë dy njerëz të planifikuar për tu vrarë nga secili grup kriminal.

Një pjesë të kësaj marëveshje, në dosjen “Metamorfoza” SPAK e ka dokumentuar edhe përmes dëshmisë së bashkëpuntorit dhe vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

Sipas rrëfimit të tij në “Metamorfoza”, në momentin kur i ka kërkuar Behar Bajrit 1.2 milion euro për vrasjen e Dorian Dulit dhe Genc Tafilaj, Behari ia ka shfaqur një reagim duke i thënë Dumanit se: “...ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek...".

Për shkak të këtij reagimi, Dumani ka treguar për llogari të dosjes nr.9, se Behar Bajri nuk paguante para për të kryer vrasje dhe nisur nga kjo situatë, ai ka hedhur idenë e një marëveshje tjetër, duke i kërkuar që këtë punë kriminale ta bënin me ndrim, kokë më kokë.

“...unë do të godisja kë donin “Bajrat”, Dorian Dulin, Licin e Tafilin, ndërsa “Bajrat” do më gjenin Talo Çelën.

Këtë kërkesë ja kam bërë pasi kisha informacione që “Bajrat” kishin lidhje me Suel Çelën dhe Talo Çela qëndronte pranë Suelit.

Bajri, pranoi ta bënin me këmbim dhe premtuan që do e gjenin Talon, dhe kërkonin që unë ti vrisja Dorian Dulin...”-ka treguar Nuredin Dumani.

Veç kësaj më tej në rrëfimin e tij për llogari të dosjes “Metamorfoza”, Dumani ka treguar se:

”...Behari më ofroi edhe para që të bëja vrasjen, duke më ofruan 200.000 për të bërë vrasjen, por unë i kam kërkuar që paratë t’ja jepnin djemve, ku me djem i referohesha Henrik Hoxhës dhe Skerdi Tases.

Behari, ra dakord me dhënë 200 mijë euro. Paratë nuk mi solli, por e kemi lënë që për çdo gjë do flisnim në aplikacionin “SkyECC”.

Në këtë kohë, Behari gati përditë më pyeste se çfarë po bëja. Dua të shtoj, se gjatë kohës që flisia me Behar Bajrin, unë kam komunikuar me Aleksandër Bahon në aplikacionin “SkyECC”, kodin nuk ja kujtoj por pseudonimin Sandri, e ka patur "SA".

Aleksandër Baho, me pati thënë që Genc Tafilin do ma gjente ai. Aleksandri më ka informuar që Genc Tafili lëvizte me një VE “Golf 7 R32”, e cila ishte një makinë e shpejtë.

Duke marrë këtë informacion nga Aleksandri, i kam kërkuar Beharit që të më gjente një makinë të fuqishme dhe ai më ofroi një “Mercedes Benz” 500 kupe, të cilin unë ja kërkova të ma sillte në Milot dhe i kam thënë të rrinte gati e të ma sillte kur ta kërkoja, për dy apo tre ditë.

Aleksandër Baho, gjatë kësaj kohe më ka mbajtur me informacione për Dorian Dulin dhe Genc Tafilin. Goditja e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, nuk u realizua asnjëherë pasi Aleksandri nuk konfirmoi ditë apo orë takimi të tyre.

Behari sa herë që flisnim intersohej se çfarë po bëhej. Behari ndonjëherë më thoshte që kishte edhe grupe të tjera, por ma kishin dhënë mua si punë.

Ai madje u shprehte se nuk kishte gjë me Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, por kërkonte që tu vrisnin se ata ishin ngatarruar me punët e tyre.

Dua të saktësoj, në një moment të komunikimit në “SkyECC” midis meje dhe përdoruesit të Behar Bajri, unë kam dyshuar që përdoruesi të jetë Behar Bajri nga shkrimi dhe mënyra e komunikimit.

E kam pyetur se kush ishte ai?. Përdoruesi më është përgjigjur që ishte djali xhaxhait së Beharit. Datën nuk e kujtoj...”.

Tashmë SPAK ka finalizuar hetimin dhe çështje ditësh dosjen “Metamorfoza”, do e kalojë për gjykim në gjykatën e posaçme, duke shpalosur 234 prova shkresore, duke përfshirë dhe një seri dëshmitarë, si ish-drejtuesi i komunës Velipojë, Nikoll Marku, e deri tek deklarimet e dy gjyqtarëve të Shkodrës, Besmir Struka dhe Sokol Shehu.

Mes emrave të vënë nën akuzë, është Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Drejtuesi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, dhe kreu i klanit “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri, Nuredin Dumani, ish-zv/drejtori i Policisë Shkodër Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, shoferi i Gjokës, Edmond Preka, Nehat Fojleta dhe Sabjan Troshani. /OraNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco