Kapen 7 shqiptarë në një serë bari në provincën e Pistoias/ Sekuestrohen 1 milion euro drogë

Kapen 7 shqiptarë në një serë bari në provincën e Pistoias/ Sekuestrohen 1 milion euro drogë

10:58, 25/04/2024
A+ Aa A-

Shtatë shqiptarë dhe një shtetas italianë janë vënë në urdhër ndalimi nga Guardia di Finanza e Pistoia-s me akuzën e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Ata janë kapur ndërsa po punonin në një serë me bimë kanabis gjatë një kontrolli rutinë të Policisë së krimit ekonomik për të identifikuar personat e punësuar në të zezë në fermat e zonës.

Sera me sipërfaqe 1100 metra ishte e mbjellë me rreth 1700 bimë kanabis të larta 50 cm dhe e pajisur me të gjitha instrumentet për ujitijen, ngrohjen e tharjen e tyre.

Po ashtu janë gjetur rreth 100 kg kanabis i tharë e 2000 fara gati për mbjellje.

Në kontrollet e mëpasshme në banesat e të ndaluarve janë kapur dhe 700 fara të tjera kanabis, 5000 euro cash e dy peshore për dozimin e drogës.

Sipas Guardia di Finanza, lënda narkotike e sekuestruar do të mund të siguronte 100 mijë doza e një fitim  rreth 1 milionë euro për narkotrafikantët./ Alba Kepi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco