EMRAT/ 'Flakë në det', arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

EMRAT/ 'Flakë në det', arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

10:32, 01/05/2024
A+ Aa A-

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Flakë në det”. 

Ata akuzohen për “trafikim narkotikësh” dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë: Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024”, njofton SPAK.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua më 15 gusht të vitit të shkuar, ku në pranga ranë 4 shqiptarë dhe dy ukrainas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco