SYRI TV/ Komisioni i Shëndetësisë miraton planin e vizitave, të premten inspektim te spitali i Durrësit

14:23, 21/05/2024
A+ Aa A-

 

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë miratoi planin e vizitave për dy javët e ardhshme,  dhe vendosi që seancat dëgjimore të nisin në datën 3 qershor. 

Anëtarët e komsionit do të inspektojnë të premten Spitalin e Durrësit, ndërsa vizita do të ketë edhe tek Truama, spitali Vlorës, Lushjes dhe Shkodrës. 

Ndërkohë në 3 qershor do të thirren në degjëse ekspertë të KLSH dhe nisma Thurje për të dhënë dëshmitë për koncensionin e sterilizimit dhe Check-upit.

SYRI TV

Komisioni hetimor per koncensimet në Shëndetësi miratoi këtë të martë planin e vizitave për dy javët e ardhshme.

Pas shumë mbledhjeve me debate, dhe bojkotit per javë me rradhë nga ana e maxhorancës, komisoni hetimor po vijon normalisht punën për të hedhur dritë mbi aferat 200 mln euro.

Sipas planit të vizitave të miratuar me konsensues, dike nisur nga kjo e premte anëtarët e komisonit do të kryejnë inspektime në spitalin e Durrësit e më pas te Tarauma.

Vizita do të ketë edhe në spitalin e Vlorës, Lushnjes dhe Shkodres.

Po ashtu me konsensus u vendos që seancat dëgjimore do të nisin në datën 3 qershor.

Në mbledhjen e së premtes, u miratua edhe plani i përbashkët hetimor, dhe kërkesat për marrjen e provave, ndërkohë që për një nga pikat e planit, që lidhet pikërisht më objektin e hetimit, ende nuk është gjetur dakordësi.

PS kërkon që hetimi për sterilizimin të shtrihet prej 2009 atëhere kur nuk kishte koncesione, ndërsa opozita e sheh këtë kërkesë si një mundësi për të bllokuar hetimet per objektin për të cililin është thirrur komisoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco