Dyshimet për inçest/ Babai i 4 fëmijëve mohon akuzat, vajza u rrëfye te....

Dyshimet për inçest/ Babai i 4 fëmijëve mohon akuzat, vajza u rrëfye te....

10:52, 21/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës ku një 48-vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vajza e tij për inçest.

Bledar Rako, babai i katër fëmijëve, është akuzuar nga vajza 15-vjeçare, se prej 4 vitesh ai kryen marrëdhënie seksuale me të.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15-vjeçare, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Vajza ka folur fillimisht me psikologet e shkollës. Ato kanë vënë në dijeni policinë dhe minorenia është marrë në pyetje në prani të psikologëve.

Babai i saj, që punon si shitës në një pikë karburanti, nuk e ka pranuar akuzën.

Sipas burimeve të SYRI TV, ngjarja po hetohet sërish sepse ka dyshime për vërtetësinë e akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco