'Flakë në det'/ Tre të arrestuarit u zbuluan nga telefoni i ish-policit

'Flakë në det'/ Tre të arrestuarit u zbuluan nga telefoni i ish-policit

10:55, 01/05/2024
A+ Aa A-

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga zbërthimi i aparatit telefonik në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 episode Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi.

Sipas hetimeve nga prokuroria e posaçme grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokainë në gusht 2023. 

Në këtë periudhë u zbuluan dhe u dokumentuan një rast i një trafiku kokaine që do të shkëmbehej me një sasi lënde narkotike, ku i përfshirë rezulton edhe Gezim Çela dhe disa persona të tjerë.

Këtij të fundit pak javë më parë iu sekuestruan disa pasuri që besohet se janë ngritur nga burime të pajustifikuara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco