Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Përplasi tre automjete të parkuara dhe u largua, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, ishte i dehur në timon

Përplasi tre automjete të parkuara dhe u largua, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, ishte i dehur në timon

08:07, 01/05/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjë të Gardës së Republikës Inspektorin me inicialet A.LL., 49-vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Mësohet se punonjësi i Gardës rreth orës 20:00,të mbrëmjes së shkuar, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu bëhet me dije se pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale "Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit" dhe "Largim nga vendi aksidentit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco