Vrasësi i shqiptarit qëlloi futbollistin në organin gjenital me pistoletë ari

Vrasësi i shqiptarit qëlloi futbollistin në organin gjenital me pistoletë ari

11:34, 01/05/2024
A+ Aa A-

Ai është një nga personat më të kërkuar sot në Europë. Bëhet fjalë për turkun Ferhat C., 30 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Alonso Hysneli i njohur edhe si Roels Hysneli.

Ngjarja e rëndë ndodhi pesë muaj më parë në Gjermani dhe tronditi opinionin publik. 27-vjeçari nga Burreli mendohet se u ekzekutua me një plumb në kokë për shkak të konflikteve për çështjen e drogës.

Ndërkohë gazeta BILD shkruan se Ferhat C. është një ‘peshk i madh’ në botën e nëndheshme të trafikut të drogës. Sipas BILD, ai është përfshirë në disa raste të tentativave për vrasje.

Një nga këto raste është regjistruar në prill të vitit 2016, kur ai shkoi të merrte të fejuarën e tij nga një disko. Aty nisi një sherr me një futbollist boshnjak që luante për ekipin e St. Pauli.

Turku nxori një pistoletë të artë dhe qëlloi disa herë. Lojtari boshnjak, që luante me të rinjtë e vendit të tij, mori një plumb në penis. Ai u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Aktualisht mendohet se Ferhat K. Fshihet në Turqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco