KAFE SHQETO/ ‘Policët shfrytzojnë eskortat’, Hoxha ka një cedim te menyra e organzimit të organizatës së policisë...

10:59, 01/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar ne emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene Arjan Hoxha ish drejtues policie. Ai ka komentuar ngjarjen kur një person 27 –vjçar që hiqej si polic dhe shfrytëzonte vajzat eskorta ne kryeqytet.

Arjan Hoxha: Duke marrë spunto nga njoftimi, personi në fjalë ka përdorur simbolet, uniforma, dokument apo diçka tjetër, s’ka rëndësi. Ato mund të merren vetëm në institucionet e policisë, nuk mund të tregtohen, nuk mund te gjenden diku tjetër. Por nga vetë regjistrimi i procedimit penal në përbërje të këtij grupi ka oficerë apo punonjës policie, përndryshe kjo nuk do të merrej si rast nuk do të referohej nga agjencia e mbikëqyrjes policore, por do të referohej nga sektori përkatës i policisë. Përfshirja e punonjësve të policisë në këtë akt ia jep të drejtën AMP që të përfshihet dhe të kryejë hetime. Në këtë rast janë konsumuar disa vepra penale, siç është ajo e shfrytëzimit të prostitucionit e mashtrimit, shantazhimit e kanosjes. Janë disa vepra penale por edhe mund të kemi një grup kriminal. Sepse në këtë veprimtari një individ i vetëm nuk mund të gjente gjithë ato. Sepse thotë në disa raste i ka detyruar me anë të kanosjes eskortat qe të paguajnë shuma deri në 2 mije euro dhe e ka të pamundur një individ që ta kryente këtë vepër i vetëm. Për fat të kqe kemi përfshirjen e oficereve te policisë të cilët që në momentin e rekrutimit ka problematika, që në momentin e trajnimit të tyre, që në momentin e ndjekjes së veprimtarisë së tyre edhe deri tek organizmi dhe hierarkia e tyre. Aty cedon mënyra e organizmit te organizatës së policisë.....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco