Kanosi pronarin e mobilierisë, 55-vjeçari arrestohet duke marrë 4 mijë €

Kanosi pronarin e mobilierisë, 55-vjeçari arrestohet duke marrë 4 mijë €

10:40, 21/05/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 55-vjeçar, i cili në bashkëpunim me një 23-vjeçar kishte kërcënuar pronarin e një mobilierie në Elbasan duke i kërkuar 4 mijë euro.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuar është shtetasi Përparim Balliu, 55-vjeç.

Pronari i mobilierisë në Elbasan ka denoncuar në polici se ishte kërcënuar nga dy persona të cilët i kërkonin 4000 euro.

Nën hetim është vënë dhe 23 vjeçari si bashkëpunëtor i 55-vjeçari të arrestuar.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco