Zyrtari i qeverisë Kurti nën hetim, dyshohet për korrupsion. Thirret nga prokuroria

Zyrtari i qeverisë Kurti nën hetim, dyshohet për korrupsion. Thirret nga prokuroria

09:33, 01/05/2024
A+ Aa A-

Për herë të parë një zyrtar i lartë i qeverisë Kurti hetohet për korrupsion. Siç mësohet, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është thirrur nga Prokuroria Speciale për t’u marrë në pyetje lidhur me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas burimve të A2 CNN, prokurori që po merret me çështjen është Milot Krasniqi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zv/ministri tha se ishte thirrur nga Prokuroria Speciale në datën 8 maj. 

“Me gjasë, dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit. Të ftosh zv/ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, më duket sinqerisht e pakuptimtë”, ka theksuar Durmishi.

Në gusht të vitit 2023, konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” pati evidentuar një varg shkeljesh në tenderin për rrugën Prishtinë-Podujevë. Sipas raportit, Ministria e Infrastrukturës në mënyrë të kundërligjshme ka nënshkruar kontratë, edhe pse për këtë procedurë tenderuese pati ankesë të pashqyrtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“CorrWatch” ka kërkuar hetim të këtyre kontratave, si dhe anulim të vendimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco