Mbi 1700 gjoba në ditë, Rrugorja aksione në rrugët e Tiranës

Mbi 1700 gjoba në ditë, Rrugorja aksione në rrugët e Tiranës

12:55, 28/04/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore ka publikuar shifrat mbi masat e ndërmarra përgjatë 1 jave, ndërsa tërheq vëmendjen shifra prej mbi 1700 gjobash në ditë të aplikuara ndaj drejtuesve të mjeteve. Kryesisht gjobat janë vendosur për qëndrim të gabuar dhe pas tyre vijnë ato për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 17 Arrestime dhe procedime penale:

                •             🍺 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

                •             🚫 4 persona për drejtim mjeti pa leje.

                •             🚦 2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

                •             💶 5 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

✅ Masat administrative:

                •             📈 11,910 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,701 në ditë.

                •             🌑 43 masa për xhama të zinj.

                •             🚗💨 834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

                •             📱 258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

                •             🔒 476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

                •             🛑 35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

                •             🅿️ 8409 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:

                •             🍺 7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

                •             🚗💨 61 raste për tejkalim shpejtësie.

                •             🚗 8 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco