Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRAT/ Shpërthen bombula e gazit, 3 të plagosur

EMRAT/ Shpërthen bombula e gazit, 3 të plagosur

14:08, 28/04/2024
A+ Aa A-

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 3 pjesëtarë të familjes, të cilët ndodhen në spital.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar një 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha,  një 70-vjeçare i identifikuar si Lutfie Daxha dhe pronari i banesës, 46-vjeçari Agim Daxha.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco