Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia ndalon 48-vjeçarin nga Kruja

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia ndalon 48-vjeçarin nga Kruja

10:41, 09/05/2024
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 48-vjerçar nga Kruja në lidhje me aktet e dhunshme gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë së Tiranës. Sipas Policisë ai akuzohet për prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe shkatërrim i pronës me zjarr.

Dy ditë më parë protestuesit e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranë. Ata hodhën molotov, vezë dhe mollë para derës së këtij institucioni, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të Bashkisë.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- S. B., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco