Elbasan, arrestohet i riu nga Tirana që përplasi për vdekje 76-vjeçarin

Elbasan, arrestohet i riu nga Tirana që përplasi për vdekje 76-vjeçarin

08:17, 09/05/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Elbasanit arrestoi një shofer 28 vjeçar, A. B., banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Cërrik-Papër", me automjetin tip "Audi" që drejtonte, ka përplasur për vdekje 76-vjeçarin A.L që po kalonte rrugën.

Dosja e 28-vjeçarit i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco