Tragjedia në Shkodër/ Avokati Duraj: Ngjarja duhet hetuar në mënyrë profesionale, nuk mund të marrin dëshmi të njëanshme

Tragjedia në Shkodër/ Avokati Duraj: Ngjarja duhet hetuar në mënyrë profesionale, nuk mund të marrin dëshmi të njëanshme

10:34, 09/05/2024
A+ Aa A-

Tragjedia e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi, u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit, tronditi mbarë opinionin publik.

Avokati Alban Duraj, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ky është një rast mjaft i rëndë i cili na ka pikëlluar të gjithëve e njëkohësisht të gjithë janë fajtorë, duke nisur nga famijarët që e kanë parë në gjendje të rënduar psikologjike të ndjerën, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme.

Deklarata e tij:

“Ky është një rast fatkeq që na ka pikëlluar të gjithëve.

Unë prisja që nga shoqëria civile apo nga ato organizata që kanë në thelb zgjidhjen e veprimtarisë së tyre, çështjet famijare apo fuqizimin e familjes, prisja një regaim tjetër.

U fokusua çështja tek bashkëshorti apo babai i fëmijëve për mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet, duke e kryqëzuar atë dhe duke i dhënë një vendim gjykate.

Ne duhet të presim një herë organin e akuzës që të bëjë punën e vet dhe ne si shoqëri jemi të gjithë fajtorë lidhur me këtë situatë.

Jemi fajtorë duke nisur që nga familjarët pasi,  duke nisur nga inforamcione që  kemi marrë, e ndjera nuk ka pasur komunikim me familjen e saj përveç motrës vet dhe kjo ndoshta e ka bërë që mosmarrveshjen që ka pasur në familjen e saj nuk ka arritur ta zgjidhë me to apo me famijarë të tjerë nga ana e bashkëshortit.

Kështu që  ndodhur në kushte të tilla (të rënda psikologjike) kreu këtë akt i cili është shumë i rëndë edhe për veten e saj edhe për fëmijë.

Ajo ç’ka unë shikoj si problem është duke nisur që tek institucioni i akuzës, pra ato aknë ngritur një akuzë duke nisur nga dhuna në familje e duke u përfunduar tek tradhëtia nga bashkëshorti.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco