EMRI/ Vrau ish-efektivin në Elbasan, shqiptari ekstradohet nga Britania

EMRI/ Vrau ish-efektivin në Elbasan, shqiptari ekstradohet nga Britania

09:53, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin Donald Hoxha.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”.

Ai akuzohet se në datën 22.07.2009, në qytetin e Elbasanit, në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepi.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burg, ndërsa po gjykohet Florind Shabani, megjithatë ende nuk dihet se kush është porositësi i krimit.

Marjus Tafa dhe Armando Llakaj konsiderohen njerëz të afërt me fisin Çapja në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco