SYRI TV/ Korrupsioni me zgjedhjet e 2019, vetëm 1 mbetet në burg. GJKKO lë të lirë zinxhirin e korrupsionit zgjedhor

14:38, 28/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la në burg specialistin e kadastrës Dritan Stoka, të vetmin me këtë masë të arrestuar për korrupsion në zgjedhje, ndërsa ndryshoi masën për ish-kryeplakun e Saukut nga arresti në burg në arrest shtëpie. Edhe për juristin e kadastrës Alqi Hajdini ndryshoi masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Zyrtarët e kadastrës detyronin banorët e zonës së Saukut të dilnin të votonin në zgjedhjet e vitit 2019, kur opozita i braktisi ato përmes premtimeve rreth pronave të tyre kryesisht.

Nga SYRI TV

Drejtësia ndëshkon krimet zgjedhore të 2019 kur qytetarët detyroheshin të merrnin pjesë në votime vetëm përmes një mase sigurie arresti në burg për zyrtarët e kadastrës. Gjykata e Posaçme la në burg Dritan Stokën specialistin e Kadastrës të arrestuar  për korrupsion në zgjedhje. Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave.

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk Agim Osmani, nga arrest në burg në arrest shtëpie. Edhe për Alqi Hajdinin ish-juristin e kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. E pa ndryshuar mbeti masa për Ylli Barutin dhe hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj tij. Prokuroria e Posaçme arrestoi disa zyrtarë të Kadastrës, të cilët detyronin banorët e zonës së Saukut në kryeqytet të dilnin të votonin në zgjedhjet e vitit 2019, kur opozita i braktisi ato.

Pasi identifikonin votuesit, u premtonin dokumente pronësie dhe legalizimi, e vërtetuar dhe nga hetimi i SPAK. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërkonin nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco