SYRI TV/ Tritol banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj, dyshime se...

14:28, 28/04/2024
A+ Aa A-

E kthyer në qendrën e krimit të organizuar, Shkodra është tronditur mëngjesin e së dielës nga një shpërthim tritoli, ku objektiv sulmi ka qenë gjyqtari Tonin Sterkaj. Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të konsiderueshme tritoli në banesën e gjyqtarit, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, veç dëme materiale. Gjyqtari ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka konflikte dhe se sulmi ka lidhje me detyrën. Për shkak të pozicionin, gjyqtari Tonin Stërkaj ka dhënë vendimi për shumë personazhe të krimit në Shkodër. Ndërkohë KLGJ iu përgjigj kërkesës së Syri Televizion për informacion, ku tha mes të tjerave se veprime të tilla cënuan jetën e magjistratit dhe janë kërcënime serioze për gjithë shoqërinë.

Nga SYRI TV

Krimi i organizuar godet kryeqendrën e veriut ku në banesën e gjyqtarit të shkallës së parë Tonin Sterkaj, ka shpërthyer një sasi e madhe tritoli. E kthyer në qendër të krimit të organizuar, ku për shumë personazhe gjyqtari ka dhënë edhe vendime për shkak të detyrës, Shkodra u zgjua në 3 të mëngjesit nga tritoli që shpërtheu në portën e banesës së magjistratit e cila u hodh në erë. Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz por vetëm në ato materiale. Në deklarimet e marra paraprakisht nga vetë Tonin Sterkaj nuk jepen indicie me vlerë për identifikimin e autorit apo porositësit të mundshëm të ngjarjes. Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim konkret, por nuk përjashton mundësinë që sulmi ndaj banesës së tij të ketë ardhur për shkak të detyrës. Këshilli i Lartë Gjyqësor iu përgjigj kërkesës zyrtare të Syri Televizion nëse magjistrati ka patur në të kaluarën ndonjë shqetësim sa i takon sigurisë së tij apo familjarëve dhe nëse është marrë ndonjë masë sigurie ndaj tij para apo pas ngjarjes.

Ju informojmë se Këshilli ka komunikuar me gjyqtarin në fjalë si edhe me përfaqësues të policisë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes”.

Më vonë në faqen e saj zyrtare, KLGj ndëshkon ngjarjen duke e konsideruar si cenim të jetës së magjistratit por edhe si një kërcënim serioz për gjithë shoqërinë.

 “Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cënojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare. Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës”.

Nga të dhënat paraprake marrë edhe nga kamerat e sigurisë, rezulton se një person është shfaqur në këmbë pranë banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj. Në kokë mban kapele, ç’ka vështirëson identifikimin, teksa lëndën plasëse e vendos pranë portës së hekurt, e pas veprimit është larguar sërish në këmbë përmes disa rrugicave të lagjes. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e gjithashtu ka nisur sekuestrimi i kamerave të zonës për të ndjekur lëvizjet e autorit. Tonin Sterkaj ushtron prej kohësh funksionin e gjyqtarit në kryeqendrën e veriut në Gjykatën e Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm. Ai ka patur në duar vendimmarrjen për disa dosje të nxehta, mes të cilave për grupe kriminale apo personave të lidhur me to që kanë dominuar aktivitetin e paligjshëm dhe krimeve kundër jetës në Shkodër por edhe të zyrtarëve vendorë. Policia është e bindur se ngjarja ka qëllime të pastra kriminale dhe paralajmëruese për magjistratin,. Por ende nuk ka një emër, qoftë të personit që vendos eksplozivin apo të porositësve të mundshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco