Aksident me 4 të plagosur në Elbasan

Aksident me 4 të plagosur në Elbasan

20:44, 21/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Metalurgji  në zonën e Bradasheshit ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.

Deri tani mendohet të jenë 4 të lënduar në moshë të re, prej të cilëve dy janë femra. Ata janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy prej tyre kane marrë lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore dhe 2 të tjerët thyerje gjymtyrësh. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa ka rrethuar zonën me perimetër sigurie për të vijuar hetimet e për të zbuluar shkakun e përplasjes së dy automjeteve, që mendohet të jetë parakalim i gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco