Zjarr në pyllin në fshatin Mishovë, shpëton kurora me pisha shekullore

Zjarr në pyllin në fshatin Mishovë, shpëton kurora me pisha shekullore

18:04, 21/10/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha në fshatin Mishovë, të ish/njësisë administrative Sinjë në Berat. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse, që punuan me pompa shpine e mjete rrethanore në zonë, për shkak të mungesës së rrugës.

Edhe pse zjarri u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat, zjarrfikësit mundën ta lokalizojnë atë në një kohë të shkurtër, duke shpëtuar nga zjarri kurorën me pisha shekullore. Shërbimet zjarrfikëse konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se ata janë duke monitoruar situatën.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym, dhe fatmirësisht nuk është prekur nga flakët kurora e pishave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco