Masakra e ‘Don Boskos’/ Mbyllen hetimet për ndihmësit e Kasandër Nogës

Masakra e ‘Don Boskos’/ Mbyllen hetimet për ndihmësit e Kasandër Nogës

14:39, 21/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për dy vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj. Ata akuzohen si persona që krijuan kushtet për të vrarë përkundrejt pagesës, Geron Hasanbelliun për llogari të kundërshtarit të tij Kasandër Nogës.

Referuar dosjes hetimore, për të kryer ketë krim, vëllezërit kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Ata kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës, por rrethanat nuk ua kanë mundësuar arritjen e qëllimit. Pas kësaj Skonja e Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, që konsiderohet krahu i djathtë i Kasandër Nogës.

Ky i fundit, autor i masakrës në spitalin e Sanatoriumit në vitin 2000, sipas vëllezërve Beqiraj kishte qëllim që me organizator Kevin Zenelin, të vriste edhe Arben Mërkurin, i njohur me nofkën Maneci i Sukthit. Gjatë vëzhgimeve të Geron Hasanbelliut, ata mësuan se ai jetonte në Tiranë në zonën  e ‘Don Boskos’.

Organi i akuzës pohon se të pandehurit kanë marrë një banesë me qira në këtë për të patur nën kontroll çdo lëvizje. Por shënjestra u ngatërrua dhe ngjarja përfundon me masakër e viktima të pafajshme me autor të dyshuar Kevin Zenelin, ku humbi jetën Erjon Çela dhe u plagosën disa të tjerë që e shoqëronin, përfshirë kamarierin e lokalit. Gabimi fatal nuk i ndalon përpjekjet e vëllezërve Beqiaj që vijuan vëzhgimin e Hasanbelliut, hasmit të Nogës, i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Mikel Rakipllarit alias Erion Hasanbelliu, vëllait të Geron Hasanbelliut.

Vrasja do kryhej me eksploziv, që Beqirajt e blenë tek Idajet Hoxha, dhe origjina e saj ishte një minierë në Bulqizë. Gentjan e Indrit Beqiri ishin nisur të mbanin nën vëzhgim lëvizjet e Aleksandër Lahos, njohur me nofkën ‘Rrumi’, kur u ndaluan në autostradë nga njerëzit e tij dhe u morën peng për disa orë. Ata denoncuan pengmarrjen, por përfunduan vetë nën akuzë, çfarë i nxiti të rrëfenin krime të tjera duke u bërë bashkëpunëtor të drejtësisë.

Përtej këtyre ngjarjeve, për drejtësinë shqiptare, ndaj Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për të tjera krime. Kjo ka nxitur drejtësinë të nisë letërporosi drejt Belgjikës për celularin e tij, teksa çështja është regjistruar me një tjetër procedim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco