‘E solle Mero Bazen ti?’/ Zbardhen përgjimet e grupit që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë

‘E solle Mero Bazen ti?’/ Zbardhen përgjimet e grupit që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë

14:32, 21/10/2023
A+ Aa A-

Zbardhen përgjimet mes farmacistëve dhe furnizuesve të arrestuar sot në Tiranë, të cilët tregtonin medikamente mjekësore nga vendet si Italia, Greqia dhe Kosova, më pas i shisnin ato në qytete të ndryshme me çmime të larta.

Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj janë pjesë e grupit që u zbulua sot, që furnizonin farmacitë dhe shisnin ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale. Pesë prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.

Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan se ata ekspozoheshin me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domosdoshme për mjekim në disa qytete. Në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim.

Në dosjen e përgjimeve bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj. Të arrestuarit në kushtet e flagrancës, të cilët janë marrë në pyetje, kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por në mbrojtje të vetes kanë shtuar se këto medikamente ishin të domosdoshme.

Në dosjen voluminoze të përgjimeve, farmacistët komunikonin në aplikacionin “WhatssApp” me furnizuesit për çmimet dhe për mënyrën sesi do të transportoheshin ilaçet, të cilat vinin nga dogana e Greqisë dhe e Kosovës.

Një prej bisedave të shumta mes Devis Beqirit dhe personave të tjerë të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve, interesant është ajo që zhvillon me Albert Bakajn. Sipas Report TV, në komunikimin e tyre zhargon ata i referohen një medikamenti me emrin “Mero Baze”, edhe pse nuk kuptohet saktë se për cilin bëhet fjalë. Pasi e publikuan lajmin, mediat e Karlo Bolinos e fshinë atë.

Albert Bakaj: Ore, Mero Bazen e solle ti?

Devis Beqiri: Jo, të hënën. Nuk ke ti? 10 i kam.

Albert Bakaj: Nuk i dua më për të hënën, dua lekët.

Devis Beqiri: Ok, pa merak!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco