'PIRANJAT'/ Vazhdon skandali në Spitalin Psikiatrik Vlorë, kujdestari i dënuar me 19 vjet burg në Itali

14:12, 21/10/2023
A+ Aa A-

Emisioni investigativ “Piranjat” sjell rastin e kujdestarit të repartit kronik në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Përveç kushteve të mjerueshme të këtij spitali, kujdestari Lorenc Kapllanaj i dhunonte dhe i trajtonte në mënyrë çnjerëzore pacientët me probleme të shëndetit mendor. Për më tepër ai është dënuar me mbi 19 vjet burg në Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Nga SYRI TV

Emisioni investigativ “Piranjat” i ka kushtuar shumë rëndësi pacientëve të spitalit psikiatrik të Vlorës, duke denoncuar vazhdimisht kushtet skandaloze të këtij institucioni. Por çfarë është parë deri më tani duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Policia e Vlorës arrestoi me 14 tetor Lorenc Kapllanajn, alias Lorenc Sadikajn.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizata kriminale’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Ky person deri në momentin e arrestimit ishte i punësuar prej vitesh në spital. Kapllanaj mbante rolin e kujdestarit të repartit kronik, por bëmat e tij, njiheshin dhe brenda spitalit. Pjesëtarë të stafit treguan për “Piranjat” keqtrajtimin që ai u bënte pacientëve.

Ky person është denoncuar më shumë se një herë për dhunë, por pavarësisht kësaj është transferuar në repartin kronik, aty ku janë shtruar persona të pamundur për të folur për dhunën e për më tepër të pafuqishëm për t’u mbrojtur.

Kjo dhunë brenda mureve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës për fat të keq ka zgjatur për vite me radhë, por askush nuk mori masa të ndërhynte për t’i dhënë fund trajtimit çnjerëzor të këtyre pacientëve.

U desh të ndërhynte Policia për të arrestuar dhunuesin, por kjo jo për çfarë ishte denoncuar nga mjekët por për trafikimin e lëndëve narkotike.

Një nivel i tillë cinizmi saqë një trafikant droge pjesë e një grupi kriminal të punësohet në një sektor tepër delikat siç është shëndetësia dhe për më tepër t’i besohet siguria e të sëmurëve kronikë në një spital psikiatrik, vetëm nga shteti shqiptar mund të lejohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco