SYRI TV - EKSKLUZIVE/ 15 vite burg, flet nga arratia Gentian Lala

14:03, 21/10/2023
A+ Aa A-

Policia e ka shpallur në kërkim për kultivim dhe trafikim narkotikësh teksa prokuroria kërkon dënimin e tij me 15 vite burg, por Gentian Lala thotë se gjithçka është e montuar. Nga arratia ai foli ekskluzivisht për SYRI TV, ku kërkon të bëhet drejtësi, ndryshe do të shkojë në vetëgjyqësi. Lala hedh akuza të forta ndaj zyrtarëve politik e të drejtësisë, duke pretenduar se po përndiqet familjarisht e politikisht.

SYRI TV

Gentian Lala, një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, flet ekskluzivisht nga arratia për Syri Televizion. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme kërkon 15 vite burg për kultivim e trafikim narkotikësh në zonën e Pukës e të Mirditës, teksa qëndron në Angli aktualisht, duke apeluar të bëhet drejtësi, pasi nuk i pranon akuzat.

I riu pretendon se e gjithë familja e tij është vënë nën akuzë, dhe se nuk ka asnjë fakt apo provë që implikon duke shtuar se të gjithë akuzat janë ngritur mbi disa telefonata. Lala e mbyll reagimin e tij edhe me një paralajmërim të fortë ndaj drejtësisë

Gentian Lala u shpall në kërkim pas një operacioni antidrogë të koduar “Qafa e Helmit”, me 17 persona që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Grupi u godit rreth dy vite më parë në Pukë e Mirditë, dhe sipas organit të akuzës, kishin edhe mbështetjen e strukturave të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco