Plagosi të miturin në Kamëz/ Gjykata e Tiranës lë në burg 18-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

Plagosi të miturin në Kamëz/ Gjykata e Tiranës lë në burg 18-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

12:39, 21/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz. 

Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin mes tyre ngacmimin e të dashurës.

Megjithatë, Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin. 2

Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco