Arrestim në pikën kufitare të Morinës: 31-vjeçari nga Vlora i kërkuar nga Interpoli

Arrestim në pikën kufitare të Morinës: 31-vjeçari nga Vlora i kërkuar nga Interpoli

10:45, 21/10/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar nga Vlora, Dorian Hametaj, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, ku ishte paraqitur për të hyrë në Shqipëri, por ai rezultonte se ishte në kërkim nga Interpol Roma për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik lëndësh narkotike.

Arrestimi i tij u bë nga Policia e KUkësit me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Policia tha se gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të pikës kufitare të Morinës, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale "Pjesëmarrje në grup kriminal" dhe "Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Tashmë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco