Bashkia e Tiranës devijon sërish trafikun në fundjavë për Maratonën: Sa më pak makina, rrugëve

Bashkia e Tiranës devijon sërish trafikun në fundjavë për Maratonën: Sa më pak makina, rrugëve

09:21, 21/10/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës u ka kërkuar qytetarëve sërish që këtë të shtunë dhe të diel, më 21 dhe 22 tetor, të përdorin sa më pak makinat dhe të respektojnë devijimin e trafikut, pasi do të zhvillohet gara Maratona e Tiranës.

Kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë që kur banorët e kryeqytetit u detyruan ta ndryshojnë itinerarin, mbrëmjen e 15 tetorit dhe ditën e 16 tetorit për shkak të zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit.

Bashkia ka njoftuar që garat nisin që sot në ora 9:00-11:00, në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të zhvillohet “Maratona Fun Run” me mbi 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Kurse nesër, më 22 tetor, nga ora 8:00 - 15:00, do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv, “Maratona e Tiranës”.

Kështu, me urdhrit të kryetarit të Bashkisë Tiranë “Mbi planin e lëvizjes së automjeteve , gjatë mbarëvajtjes dhe organizimit të aktiviteteve “Maratona Fun Run” dhe “Maratona e Tiranës 2023” janë marrë masat nga Policia Bashkiake dhe Policia e Tiranës.

Bashkia Tiranë në të gjithë perimetrin e garës , në funksion të sigurisë, ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet , duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme.

Për sa më sipër, me qëllim sigurinë e garuesve , qytetarëve , parandalimin e aksidenteve rrugore , mbarëvajtjen e Maratonës pa incidente si dhe lehtësimin e trafikut në qytet, u lutemi qytetarëve të Tiranës:

Të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private, për lëvizjet e tyre, në datën 21-22 Tetor, për të lehtësuar trafikun.

Të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore , në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.

Të mos parkojnë , automjetet e tyre private, brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistiken rrugore të vendosur.

Të heqin vullnetarisht mjetet e parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore .

Ata qytetarë , që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara ores 08:00 të datës 22 tetor, nëse kane planifikuar udhëtime, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 15:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin me automjet, nga zona e tyre e banimit që ndodhet brënda perimetrit te garës.

Të mos tentojnë të levizin me biçikleta , monopatina , apo motore elektrike, në rrugët brenda perimetrit dhe gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Këmbësorët , të bashkëpunojnë me shërbimet policore dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit."

{gallery|}

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco